Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Belerit, analisti: Pse kapen vetëm të opozitës dhe jo të PS?

Arrestimi i Belerit, analisti: Pse kapen vetëm të opozitës dhe jo

Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, dy ditë para zgjedhjeve është quajtur një akt i rëndë nga analisti Genc Burimi.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se ky është një mesazh që kryeministri Edi Rama kërkon t’u japë kundërshtarëve.

Sipas Genc Burimit, kjo tregon se vendi po rrëshket në diktaturë. Ai u shpreh se edhe pse denoncimet për shit-blerje të votës janë të shumta për Partinë Socialiste, asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Kjo pasi arrestimi i Belerit sipas tij ka qenë me urdhër të Ramës.

Vendi po rrëshqet në diktaturë. Jemi në skenar që i ngjan gjithnjë e më shumë Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganin. Në Turqi po ashtu Erdogan arrestonte anëtarë, kryetarë të opozitës, që të mos i kishte në zgjedhje. Këtë po bënte Rama, dhe kjo i mungonte atij të dhunimit dhe pasjes në Shqipëri një jetë të shëndetshme demokratike.

Arrestimi në Himarë është mesazh që u jepet të gjithë politikanë, dhe është tepër e rëndë. Pas kësaj çfarë mbeten? Sepse kemi zgjedhjet e 2025. Nëse Meta dhe Berisha kanë ende rezistuar do të bëjë të njëjtën gjë dhe do t’i arrestojë dy ditë para zgjedhjeve. Kjo përgatitet sot me arrestimin e Fredi Belerit.

Jemi në një skenë ku duhet që pushteti të fitojë, dhe kjo nuk është e veçantë për Shqipërinë. Shqipëria tregon se është ende Afrikë. Këto ndalen me një drejtësi efektive. Është drejtësia që i pengon politikanët të bëjnë si u do qejfi. Por në Shqipëri drejtësia nuk funksionon.

Drejtësia nën urdhrat e Ramës, sepse dje në emision e deklaroi, ‘o maskara, do ta shohësh’, dhe më pas u arrestua. Sot kupola e demokracisë, zgjedhjet, që të funksionojë duhet një sistem ligjor, por drejtësia është e kapur. Reforma në drejtësi ka dështuar. Asnjë nga PS nuk është arrestuar edhe pse ka pasur shumë denoncime për shit-blerje të votës.”, u shpreh ai.

Të fundit