Flash News

E-TJERA

"Arrestimi i Belerit", Manjani: Ngjarje e stisur, fund e krye për qëllime politike

"Arrestimi i Belerit", Manjani: Ngjarje e stisur, fund e krye për

Juristi Ylli Manjani është shprehur se, arrestimi i kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit është një ngjarje e stisur për shkaqe politike.

Manjani i ftuar në ‘A Shoë’ u shpreh se bëhet fjalë një ngjarje ku nuk ka prova, por vetëm deklarata.

Gjykata është nën hyqmin politik, shihni gjykatësit në sallën e gjyqit, ulin kokën. Duke folur për këtë çështje njerëzit dhe flasin, e ka dhe gjëra të tjera që nuk i them dot sepse janë konfidenciale.

Kjo është një ngjarje e stisur, fund e krye e stisur për qëllime politike. Pse duhet të ma thotë qeveria greke këtë gjë. Është si Gëllçi, Fullani etj., por pak më e rëndë sepse kjo, ka penguar njeriun të konkurrojë në zgjedhe. Futet dhe në burg, fiton dhe zgjedhjet dhe nuk lejon që të respektohet populli i Himarës.

Kush është mbi popullin e Himarës, cili SPAK është, cila gjykatë është mbi popullin.  Nëse ne do të themi, mirë ja bënë qenit, rregulli i drejtësisë popullore të Enver Hoxhës që është ulur këmbëkryq sot e gjithë ditën, atëherë këtu nuk flasim më për drejtësi, por përpara një rrisku shumë të madh’, theksoi gjatë debatit Manjani.

Të fundit