Flash News

E-TJERA

Florenc Çapja arrestohet në Dubai, gazetari tregon detaje: Ishte me bashkëshorten dhe fëmijen e mitur

Florenc Çapja arrestohet në Dubai, gazetari tregon detaje: Ishte me
Florenc Çapja

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga arrestimi në Dubai i Florenc Çapjas, i akuzuar për dy vrasje. Ai thotë se arrestimi është bërë ditën e enjte në apartamentin, ku jetonte Florenc Çapja, bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe fëmijen e mitur.

Gazetari shton se Çapja nuk ka bërë rezistencë. Ky i fundit u shpall në kërkim në datën 16 mars. Sipas Hoxhës, Çapja ishte larguar atë ditë nga Shqipëria, në orët e para të mëngjesit.

"Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni të veprimeve të prokurorisë, por është fakt se vetëm disa orë para se të firmosej urdhër-arresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linjë ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe më pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara", shkruan gazetari në rrjetet sociale.

Sipas tij, Çapja kishte letër qëndrimi për në Emiratet e Bashkuar. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Të fundit