Flash News

E-TJERA

Arrestohen 2 shpërndarës dr*ge në Durrës

Arrestohen 2 shpërndarës dr*ge në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, pasi u kapën duke shpërndarë doza kokaine.

Njoftimi i policisë: 

Siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, si dhe vinte baste sportive me disa celularë, vihet në pranga 25-vjeçari. Në pranga edhe një 38-vjeçar, pasi shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dozat e lëndëve narkotike që siguronte 25-vjeçari.

H. K. siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, nga shtetasi R. L., në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Gjithashtu, 25-vjeçarit iu gjetën në disa celularë, faqe online aktive për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 900 euro dhe 90 000 lekë lekë të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit