Flash News

E-TJERA

Arrestohen 3 persona në Tiranë për plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës

Arrestohen 3 persona në Tiranë për plagosjen e kushëririt

Policia e Kukësit ka arrestuar tre shtetas të lidhur me plagosjen e Elvis Halilajt, kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Shtetasit Zenel Muçmata, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj janë arrestuar me urdhër të prokurores Vilma Kapaj dhe akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtje pa leje".

Plagosja e Elvis Halilajt ka ndodhur më 19 shkurt në qytetin e Kukësit, pas një konflikti me vëllezërit Muçmata. Zenel Muçmata, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, dyshohet se ka qenë i lidhur ngushtë me ngjarjen. Pavarësisht se ai nuk ka qenë direkt autor, ai akuzohet për mbështetje ndaj autorëve të dyshuar, ndërsa vëllai i tij, Sebastian Muçmata, është dorëzuar pas ngjarjes dhe dyshohet si autori kryesor i plagosjes.

Operacioni i zhvilluar nga Policia ka rezultuar në arrestimin e Zenel Muçmatës dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë kapur në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se Zenel Muçmata ishte fshehur në një banesë në lagjen "9-katsheve" dhe dy të arrestuarit e tjerë ishin të përfshirë në mbështetje logjistike dhe ushqimore për të. Hetimet për këtë ngjarje janë ende në vazhdim.

Të fundit