Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy persona në Shkodër

Arrestohen dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është arrestuar pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu edhe një 21-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Th., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.

Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21 vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit