Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi u kapën me 4 kg kokainë, 1.5 kg marihuanë dhe 20 mijë euro cash në banesë.

Prej disa ditësh oficerët e policisë, kishin ndjekur dy shqiptarët, pas një denoncimi për hyrje-dalje të çuditshme në një apartament në via Della Pietra.

Policia tentoi ta ndalonte për kontroll një nga të rinjtë, por ai përplasi dy agjentë të policisë me makinën e tij dhe u largua. Në momentin e ndalimit shoferi i makinës hodhi nga dritarja një tufë çelësash dhe një sasi lëndësh narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Pas kontrollove të të rinjve dhe banesë së tyre u gjetën u gjet kokainë me peshë afërsisht 4 kg, marihuanë me peshë 1.5 kg dhe një shumë prej 20 mijë eurosh cash.

Të fundit