Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Dy vëllezër janë arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi kanë kapur me kanabis.

Në pranga kanë rënë shtetasit Saimir dhe Oltjan Aruci, pasi nga kontrolli në banesën e tyre efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar 7.9 kilogramë kanabis.

Vëllezërit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”,- njofton Policia.

Të fundit