Flash News

E-TJERA

Arrestohen katër shqiptarë për trafik droge në Greqi

Arrestohen katër shqiptarë për trafik droge në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë, të cilët janë pjesë e një bande të dyshuar për trafik droge. Sipas mediave greke, gjatë operacionit policor, janë arrestuar gjithsej 7 persona, përfshirë edhe 3 shtetas grekë, të cilët ishin anëtarë të grupit kriminal.

Ndërkohë, ende nuk janë zbuluar detaje për aktivitetin kriminal të bandës, por burime nga policia bëjnë me dije se 7 të arrestuarit do të dalin nesër para gjykatës për tu njohur me masën e arrestit.

Të tre shtetasit grekë, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë, ishin të punësuar në shtet. Njëri prej tyre është zjarrfikës në Patra, një tjetër është shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia, ndërsa i treti është një nëpunës civil. Këta persona ishin nën vëzhgim nga autoritetet greke, të cilat zbuluan veprimtarinë e paligjshme të bandës.

Hetimet janë ende në vijim dhe është e paqartë se si operonte ky grup kriminal, por autoritetet janë duke analizuar gjithashtu lidhjet e mundshme të tij me grupe të tjera të organizuara ndërkombëtare të drogës.

Të fundit