Flash News

E-TJERA

Arrestohen në Angli tre nga vrasësit e Ardian Nikulajt

Arrestohen në Angli tre nga vrasësit e Ardian Nikulajt

Arrestohen tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Angli.

Ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

"Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen", njofton policia. 

Historia e gjakmarrjes

Kujtojmë se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk ishin paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

Bëhet fjalë për vitin e largët 1997, kur fill pas këtij debati u ekzekutua Pëllumb Nikulaj, vëllai i Ardian Nikulaj dhe një pjesëtar i fisit tjetër. Shtatorin e po atij viti, u vranë Gëzim Lekstakaj, i njohur si Raci dhe Laurent Gjetja, i biri i poetit të njohur, të ndjerit Ndoc Gjetja. Lekstakajt asokohe akuzuan Nikulajt. Dy vite më vonë, pjesëtarët e familjes Lekstakaj, vihen sërish në shënjestër. Në mars të vitit 1999, vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset. E siç duket saga e gjakmarrjes vijoi deri më 19 prill, ku u vra në lokalin e tij biznesmeni Ardian Nikulaj.

Të fundit