Flash News

E-TJERA

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Britani, u kap në ‘shtëpinë e barit’ me vlerë 1.6 mln paund

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Britani, u kap në

Një shqiptar i kapur në një ‘shtëpi bari’ prej 1.6 milionë funtesh ka pranuar se prodhonte drogën e klasit B.

Klajdi Vraja, 20 vjeç, ishte në njësinë industriale në Lupton Road, Thame, më 7 tetor kur policia bastisi ambientet.

Brenda, ata zbuluan rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milion paund.

Duke u paraqitur para Gjykatës së Kurorës së Oksfordit të premten në mëngjes, Vraja, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e lëndës narkotike.

Me kokën varur, i veshur me tuta gri, ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe nuk pranoi akuzat.

Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në gjykatën e kurorës në dhjetor, kur parashikohet se ai mund të dënohet.

 

Të fundit