All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Arrestohet 24-vjeçari ukrainas në Vlorë, trafikonte shtetas për shfrytëzim të paligjshëm

All - Paragraf - 1

Arrestohet 24-vjeçari ukrainas në Vlorë, trafikonte shtetas

Policia e Vlorës ka arrestuar një 24-vjeçar ukrainas, O.K., i dyshuar për trafikimin e shtetasve nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

All - Paragraf - 3

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “TRANSNACIONAL”. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas, në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj O. K., 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit