Flash News

E-TJERA

Arrestohet 28-vjeçari i armatosur në Shkodër (EMRI)

Arrestohet 28-vjeçari i armatosur në Shkodër (EMRI)
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për amëmbajtje pa leje. 

Në pranga ka rënë shtetasi Edmond Preçi, pasi është kapur në flagrancë duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Policia bën me dije se arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa preçi është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

"Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. 

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Të fundit