Flash News

E-TJERA

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për vrasjen e një mësueseje në Angli

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për vrasjen e një mësueseje

Një shqiptar është arrestuar nga policia angleze si i dyshuar për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa.

Mësohet se shqiptari punonte si shpërndarës picash për kompaninë Domino.

Sipas Daily Mail bëhet fjalë për  Koçi Selamaj,  36 vjeç dhe u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex.

Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.

 “Ai është një person shumë i qetë, ai kurrë nuk flet. Shpërndan porositë e ushqimeve me makinën e tij.”, tha fqinji.

“Ai është shqiptar. Unë nuk e kam parë atë për një muaj. Ai hynte në dyqan për të rimbushur telefonin dhe pajisjen elektrike.”, tha një tjetër.

Arrestimi i 36-vjeçarit, është bërë pas njoftimit të policisë se pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë u pa duke kaluar një automjet.

Në pamjet e videos shfaqet një burrë, pa flokë, i cili në dorë mban një objekt të kuq në dorë, teksa përpiqet t’a fshehë nën mëngë.

Objekti i kuq të cilin mban në duar,  mendohet të jetë edhe arma e krimit me të cilën iu mor jeta mësueses së re, duke e goditur në kokë.

Të fundit