Flash News

E-TJERA

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë për vjedhje biçikletash dhe monopatinash

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë për vjedhje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjeje në kryeqytet. Sipas uniformave blu, i arrestuari, shtetasi J. F., akuzohet se ka vjedhur dy monopatina dhe dy biçikleta në vende të ndryshme gjatë ditëve të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin J. F., 37 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur dy monopatina dhe dy biçikleta, në vende të ndryshme, gjatë ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse i arrestuari ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje.

 

Të fundit