Flash News

E-TJERA

Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë, anëtar i një organizate kriminale

Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë, anëtar i një

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në pranga ka rënë shtetasi Kristian Sula alias Bledar Gaci i cili ka qenë i dënuar në Itali me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. 

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. 

Të fundit