Flash News

E-TJERA

Arrestohet 48-vjeçari, mbajti peng për disa orë një vajzë

Arrestohet 48-vjeçari, mbajti peng për disa orë një

Policia e Matit ka arrestuar një 48-vjeçari, pasi akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në pranga është vënë shtetasi  Davide Myzyri, banues në Klos.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit