Flash News

E-TJERA

Arrestohet 57-vjeçari në Kurbin, i dënuar për tentativë për vrasje

Arrestohet 57-vjeçari në Kurbin, i dënuar për

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 57-vjeçar. Agim Zela është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vite e 8 muaj për vrasje të mbetur në tentativë.

Zela ka për të kryer edhe 3.4 vite dënim të mbetur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj”, njofton policia.

Të fundit