Flash News

E-TJERA

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Policia ka arrestuar ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Kastrati u ekzekutua me 2 plumba - njërin prej tyre në kokë - më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’.

Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

ekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

 

Të fundit