Flash News

E-TJERA

Nën akuzë për mashtrim, arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës

Nën akuzë për mashtrim, arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit

Është arrestuar ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tranës, Vjola Sterjo.

Sterjo është arrestuar nga specialistët e Krimit Ekonomik në Korçë nën akuzën e mashtrimit. Gjykata e Shakllës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sterjo ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim që qytetarët të caktuar të përfitonin fonde nga shteti.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit