Flash News

E-TJERA

Arrestohet hajduti i makinave në Tiranë

Arrestohet hajduti i makinave në Tiranë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranës pasi akuzohet për grabitje.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. H. pasi ka grabitur një automjet gjatë natës në bulevardin “Bajram Curri” me synimin për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.

Policia bën me dije se 38-vjeçari rezulton të jetë me precedentë kriminal për të njëjtën vepër penale. 

Njoftimi i Policisë:

Vodhi 1 automjet në mesnatë, dyshohet me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari (shtetas me precedent për të njëjtin krim).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit