Flash News

E-TJERA

Dosja e inceneratorëve/ Arrestohet ish-ministri Lefter Koka, akuzohet për tre vepra penale

Dosja e inceneratorëve/ Arrestohet ish-ministri Lefter Koka, akuzohet

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK-ut. Ai u padit në SPAK nga opozita, akuzat e së cilës i konsideroi politike. Koka akuzohet se është në qendër të aferes së inceneratorëve. Sipas LSI-së, Koka kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë në kohën kur ishte ministër Mjedisi.

Ai akuzohet për "Pastrim të parave", "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre". Bashkë me Kokën janë arrestuar edhe persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.

Në nëntor të vitit të kaluar, Partia Demokratike depozitoi padi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, si ish-ministër i Mjedisit. Ai ka drejtuar ministrinë e Mjedisit në vitet 2013-2017.

Asokohe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton nuk mbante përgjegjësi pasi nuk ka qenë palë në asgjë. Në muajin tetor të këtij viti, ishte vetë Lëvizja Socialiste për Integrim që paditi në SPAK ish-ministrin e Mjedisit dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.

Lefter Koka doli zyrtarisht në janar të 2019-ës kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, partinë me të cilën ishte zgjedhur deputet, për të djegur mandati. Koka iu bashkua PS në zgjedhjet e 25 prillit dorëzoi mandatin e deputetit, nëntë ditë para se të nisë punimet kuvendi i ri.

Të fundit