Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Durrës serbi i dënuar për drogë, pritet ekstradimi

Arrestohet në Durrës serbi i dënuar për drogë, pritet

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë.

Një serb i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët" është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin.

Policia bën me dije se i arrestuari është Miroslav Krstic, 39-vjeç dhe se banon në Sredar, Beograd.

Gjykata e Lartë në Subotica e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim. Interpol Tirana do vijojë me procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Serbisë.

Të fundit