Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Luksemburg Edison Pula, anëtari i bandës së Niklës

Arrestohet në Luksemburg Edison Pula, anëtari i bandës së

Është arrestuar në Luksemburg Edison Pula, anëtari i bandës së Niklës.

Pula është dënuar me 14 vite burg për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen me paramendim. Në vitin 2022, Pula u arratis nga burgu i Trevisos në Itali.

“Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit””, njofton policia.

Të fundit