Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Marok autori i vrasjes së Ardian Nikulaj

Arrestohet në Marok autori i vrasjes së Ardian Nikulaj

Arrestohet në Marok, vrasësi i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva. 

Portugezi 28-vjeçar akuzohet se ka ekzekutuar biznesmeninmë 19 prill në Shëngjin.

Policia e Shtetit njofton se po bashkëpunojnë me autoritetet në Rabat me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të Saraivës.

Ndaj 28-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

"Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje", njofton policia. 

Si ndodhi ngjarja

Në prangat e policisë angleze përfunduan edhe Edmond Haxhia si dhe tre shtetasit anglezë, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgerman të shpallur në kërkim si autorët e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në 19 Prill. Ata arrestuan në Londër në një operacion të zhvilluar nga një agjenci për goditjen e krimit të organizuar.

Referuar materialeve të dërguara në Angli nga autoritetet shqiptare, gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Haxhia, cilësohet si organizator dhe 3 anglezët që bashkëpunuan për të kryer vrasjen e Nikulajt.

Ardian Nikulaj u vra mesditën e 19 prillit në ambinetet e lokalit në pronësi të tij në Shëngjin. Prokuroria dhe Policia e Lezhës thonë se ngjarja ka pasur motiv gjakmarrjen. Shkak është bërë një konflikt mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj që ka  nisur në vitin 1996 dhe ka vijuar deri në vitin 1999 ku ka pasur disa të vrarë.

 

Të fundit