Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Peru, shqiptari i shumëkërkuar nga Franca

Arrestohet në Peru, shqiptari i shumëkërkuar nga Franca

Policia e Perusë ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet franceze. Oltjon Belulaj, 34 vjeç, u arrestua në bashkëpunim me Interpolin.

Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”. Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se 34-vjeçari do të vinte në Peru nga Brazili.

Urdhër-arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.

Të fundit