Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në

Arrestohet gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Njoftimi i policisë

Arrestohet gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje.

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil.

 

Të fundit