Flash News

E-TJERA

Arrestohet një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje në Belgjikë

Arrestohet një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje

Policia e Belgjikës ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim për vrasje.

Mediat e huaja raportojnë se në pranga ra Euger Meriza i cili akuzohet se ka vrarë në shtator të vitit 2019, shtetasin Hemaëand Ali Hussein në Britani.

Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për të gjetur edhe dy bashkëpunëtorët e shqiptarit në krim, konkretisht shtetasit : Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.

Merizaj është dënuar me 32 vjet burgim për ngjarjen, ndërsa janë dënuar edhe katër të tjerë për rastin në fjalë: Noza Saffari, 42-vjeç, 15 vjet burgim; Dorian Pirija, 36-vjeç, 19 vjet burg; si dhe Qazim Marku, 28-vjeç, që u burgos për 19 vjet.

Të fundit