Flash News

E-TJERA

Arrestohet pas disa vitesh kërkim i riu në Shkodër, tentoi të vriste me armë zjarri një person

Arrestohet pas disa vitesh kërkim i riu në Shkodër, tentoi

Një 29-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pas tre vitesh kërkim. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S.B.

Për pasojë është plagosur lehtë shtetasi D.Q, i cili ishte kalimtar i rastit.

Policia i kishte caktuar 29-vjeçarit masën arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit