Flash News

E-TJERA

Arrestohet për mashtrim 30-vjeçari në Himarë

Arrestohet për mashtrim 30-vjeçari në Himarë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Himarë pasi ishte shpallur në kërkim për “mashtrim”.

Blutë bëjnë me dije se në muajin shtator 30-vjeçari ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një automjet me qira, të cilin nuk e ka likujduar

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në muajin shtator të këtij viti ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një automjet me qira, të cilin nuk e ka likujduar",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje deri në një vendim final ndaj të arrestuarit

 

Të fundit