Flash News

E-TJERA

Zjarri në Kryeluzaj të Kavajës, arrestohet autori (EMRI)

Zjarri në Kryeluzaj të Kavajës, arrestohet autori (EMRI)

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kavajë pasi akuzohet për zjarrvënie.

Në pranga ka rënë Gentian Blloshmi, i cili dyshohet si autori i zjarrit që ra mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj.

Sipas Policisë, Blloshmi duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore.

Blloshmi është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Të fundit