Flash News

E-TJERA

Arrestohet polaku në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Arrestohet polaku në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim  për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.”- njofton policia.

 

Të fundit