Flash News

E-TJERA

Arrestohet polici në portin e Durrësit

Arrestohet polici në portin e Durrësit

Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është arrestuar këtë të premte, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në pranga ka rënë Besard Xhaferri, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se Xhaferri ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit