Flash News

E-TJERA

Arrestohet polici në Tiranë, qëlloi me armë pas sherrit me rojën e qendrës tregtare

Arrestohet polici në Tiranë, qëlloi me armë pas sherrit me

Arrestohet një punonjës policie në Tiranë.

Mësohet se Drilon Toska 35 vjeç është konfliktuar me rojën e një qendre tregtare në Tiranë. Sherri mes tyre ka ndodhur disa ditë më parë për motive të dobëta jashtë ambienteve të qendrës tregtare, ndërsa gjatë përplasjes mes tyre dyshohet se Toska, ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e efektivit Arbër Toska, 29 vjeç, i përfshirë gjithashtu në konflikt.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojën Security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë’, njofton policia.

Të fundit