Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i DRSHTRR në Elbasan

Arrestohet punonjësi i DRSHTRR në Elbasan

Arrestohet një punonjës i DRSHTRR Elbasan, pasi dhe u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”.

Në pranga ra edhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetas të tjerë tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i merrnin me qira, të cilave i hiqnin GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit