Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, për çfarë akuzohet

Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, për

Një punonjës i Gardës së Republikës dhe një tjetër person kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Të arrestuarit janë: D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia konstatoi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, mjetin tip "Chevrolet" që drejtohej nga punonjësi i Gardës, ndërsa pasagjer ishte A. M., dhe bëri të mundur kapjen e tyre.

Ndërsa në aksin Korçë-Ersekë, gjithashtu konstatoi mjetin tip furgon i markës "Iveco" që drejtohej nga A. C., 35 vjeç, por ai nuk iu bind urdhrit, duke u larguar me shpejtësi dhe braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. 35-vjeçari është shpallur në kërkim.

Të fundit