Flash News

E-TJERA

Arrestohet reperi Gjesti

Arrestohet reperi Gjesti

Është arrestuar ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv.

Gjesti është arrestuar si i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Aktualisht, siç raporton policia e Kosovës, është dërguar në paraburgim.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Të fundit