Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Lezhë për kultivim droge, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca

Arrestohet në Lezhë për kultivim droge, vëllai i deputetit

Armando Ndreca, vëllai i deputetit, Eduard Ndreca është arrestuar nga policia në Lezhë gjatë një operacioni anti-kanabis.

Operacioni anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhë. Ndreca është arrestuar në flagrancë në një stan të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Bashkë me Ndrecën është arrestuar edhe një shtetas tjetër dhe E. Sh., 28 vjeç.

Të fundit