Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 61-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Aksidentoi për vdekje 61-vjeçarin, arrestohet i riu në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi përplasi me makinë këmbësorin 61 vjeç 3 ditë më parë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 01.08.2023, automjeti me drejtues 36-vjeçarin, ka përplasur shtetasin H. G., 61 vjeç (këmbësor), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit