Flash News

E-TJERA

Arrihet dakordësi mes PD-PS, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor për 25 prillin dhe zgjidhet sekretari

Arrihet dakordësi mes PD-PS, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka arritur më në fund të miratojë unanimisht rregulloren, pasi dy mbledhjet e para dështuan. Rregullorja e prezantua nga deputeti demokrat Edmond Spaho.

Më pas nënkryetari i grupit parlamentar socialist shprehu dakordësinë. "Jemi dakord që të marrim ne shqyrtim atë rregullore që ka firmosur zoti Spaho", tha Tonin Gogu.

Klevis Xhoxhi u zgjodh sekretar i këtij komisioni. Emri u propozua nga socialistët, por gjeti dhe mbështetjen e kampit blu.

Një tjetër pikë për të cilën u ra dakord ishte dhe mbledhja e komisioneve në orën 17.00. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet të zhvilloheshin në këtë orë, pasi më herët ishin mbledhjet e komsioneve parlamentare me fokus Buxhetin e Shtetit.

PD kërkoi hetim për 25 prillin duke u fokusuar në çështje si patronazhistët, "fryrja" e administratës, moslejimi i emigrantëve për të marrë pjesë në votime, rritja e pensioneve dhe ndihmave sociale në prag të zgjedhjeve.

Demokratët kërkuan hetim dhe për dosjet e inceneratorëve, propozim që u miratua dje në Kuvend. Ndërsa për çështjen "Bechetti", socialistët nuk pranuan dhe e rrëzuan kërkesën.

Të fundit