Flash News

E-TJERA

ARRSH: Nga nesër devijon qarkullimi në Unazën e Madhe, si do bëhet lëvizja

ARRSH: Nga nesër devijon qarkullimi në Unazën e Madhe, si do

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se nga nesër ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës.

Sipas ARRSH, ky devijim vjen për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

“Duke filluar nga dita e diel, datë 13.02.2022, ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim002E

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, njofton ARRSH.

 

 

Të fundit