Flash News

E-TJERA

Artan Fuga rendit çështjet: Ja çfarë duhet të kërkojë qeveria në samitin e BE-së

Artan Fuga rendit çështjet: Ja çfarë duhet të

Akademiku Artan Fuga parashtron disa prej pikave që duhet të kërkojë qeveria në "Samitin e BE-së" ku takohen 27 liderë europianë.

Në një reagim në “Facebook” Fuga rendit disa prej këtyre pikave.

Reagimi i plotë i Fugës:

Meqë kemi Samitin e BE në Tiranë, dhe se do të flitet edhe për rregjimin e vizave, ruajtjen e kufijve kundër refugjatëve, etj, pala shqiptare, qeveria, se Opozita, është pas dere, do të bënte atë që duhet që të kërkonte:

- Kuota punësimi për shqiptarët në BE

- Ruajtjen dhe mbrojtjen e bizneseve shqiptare kryesisht bujqësinë nga përmbytja e mallrave të huaja të subvencionuara

- Shpërblime dhe rimbursim nga çdo shtet i BE për cdo shqiptar që merr qytetari të huaj për shpenzimet e arsimimit të tij në Shqipëri

- Lëvizjen e lirë pa kufizime tremujore të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian

- Shtimin e investimeve të huaja evropiane me politika publike në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës

- Kuota per peodhime shqiptare ne BE

- Vendosjen e kritereve sociale, si punësimi, etj., për të matur performancën e Shqipërisë në drejtim të BE

- Njohjen e bashkimit të kontributeve të shqiptarëve për pensionet, duke bashkuar ato të bëra në Shqipëri dhe ato të bëra në vendet e BE

- Krijimin e një banke të përbashkët BE - Shqipëri për t'u specializuar konkretisht në vendosjen e kursimeve të emigrantëve, me siguri publike të tyre dhe me interesa bankare preferenciale.

Nëse nuk përpiqet për këto, atëhere kemi :

mirëmengjes, erdha, pashë, ika!

Shihemi herë tjetër!

 

Të fundit