Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha publikon foton e autorit të vrasjes së Everest Cakës: Është me pagesë

Artan Hoxha publikon foton e autorit të vrasjes së Everest Cakës:

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për "ABC" një foto ku pretendon se është autori i vrasjes së shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, i cili u ekzekutua në një atentat më 11 Maj në lagjen “Skënderbej”. Gazetari u shpreh se autori ka bërë një gabim që ka sjell më pas dhe identifikimin e tij nga Policia. Teksa priste një taksi në një pikë karaburanti për t’u larguar pas vrasjes, ka dalë përballë me një kamere sigurie.  

“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje… Se kush është ky person unë nuk e di emrin. Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, tha Artan Hoxha teksa publikoi foton e mëposhtme.

Artan Hoxha publikon foton e autorit të vrasjes së Everest Cakës:
Autori i vrasjes së Everest Cakës

Ai u qëllua me breshëri plumbash në sy të bashkëshortes në automjetin që drejtonte. Për pasojë, Caka ndërroi jetë, ndërsa e shoqja, Silvana u plagos në dorë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, e cila është ende e pazbardhur.

Sipas dëshmisë të dhënë nga Silvana Caka, një automjet i kishte goditur fillimisht nga mbrapa dhe çifti kishte menduar se ndodhi aksident. Por, menjëherë pranë xhamit të hapur te dera e shoferit u afrua një person me maskë anticovid dhe qëlloi me breshëri ndaj Everest Çakas në gjoks dhe në qafë. Edhe kjo ngjarje është ende e pazbardhur.

Everest (Ibrahim) Caka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë Arjan Spahiut. Caka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

Të fundit