Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha zbardh dy planet e Gradës për të evakuuar Lulzim Bashën nga selia

Artan Hoxha zbardh dy planet e Gradës për të evakuuar Lulzim

Gazetari Artan Hoxha ka treguar zbardhur prapaskenat e protestës së 8 janarit në selinë e PD, ndërsa në godinë ka qenë i pranishëm kryedemokrati Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të PD.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se garda ka patur dy plane për evakuimin e Bashës gjatë protestës. Po ashtu, gazetari tha se garda ka mbrojtur dhe Enkelejd Alibeaj.

Garda e Republikës ka hyrë në seli në orën 9 e 30 minuta, ka hyrë në seli pa ardhur Basha. Kanë qenë nga dy 6 pjesëtarë të Gardës dhe ka hyrë edhe një tjetër dhe janë bërë 7 dhe kanë qenë të armatosur me armë me leje.

Ata e kanë izoluar Bashën që në fillim , unë mendoj se Basha ka patur garanci nga garda që nuk ai nuk do të prekej.

6 prej tyre e kanë izoluar në zyrë. Në momentin që disa persona ngjiten në katin e dytë dhe rrezikojnë të shkojnë tek Basha. Garda e ka marrë Bashën pa e pyetur dhe e ka evakuuar nga aty dhe e ka çuar në një ambient që nuk kishte pamje me pjesën ballore ku ndodhin zhvillimet.

Garda kishte dy plane për të evokuar Bashën. Njëri nga planet u doli jashtë përdorimit se protestuesit pa e ditur e bllokuan atë dalje. Plani tjetër ishte tarraca për ta kaluar tek parlamenti, duke përdorur një urë. Një nga gardistët është marrë me sigurinë e Enkelej Alibeajt sepse është nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe garda ka ruajtur jetën e tij”-tha Hoxha

 


 

Të fundit