Flash News

E-TJERA

Artistët dhe politikanët të trishtuar për ikjen e Kujtim Prodanit: "Tallesh ti?!"

Artistët dhe politikanët të trishtuar për ikjen e Kujtim

Ndarja nga jeta e artistit 57-vjeçar është një ngjarje që ka pikëlluar shumë kolegët e tij por edhe figura të tjera publike.

Të pikëlluar dhe pa fjalë kanë qenë reagimet e shumta. Ndër të parët që reagoi ishte Elton Deda i cili shkruante:

"Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal...nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire...por do te te pres per nje birre kur te duash ti."

Ndërkohë këngëtarja Myfarete Laze mes lotësh ka thënë në një lidhje për Neës24 se:

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”

Redon Makashi tregon:

“Ishte befasi, as e prisja këtë gjë. Është e pabesueshme, ishte gjithë ai djalë i fortë, i ri, me atë humorin e tij. Është një humbje për artin shqiptar. Ne si miqtë e tij e ndjejmë më tepër se publiku, sepse e kemi pasur mik, shok, koleg.

Ne udhëtonim bashkë, ishte një person që kishte gjithmonë humor. Asnjëherë nuk e kam ndjerë një problem apo hall që ta thoshte, ishte gjithmonë pozitiv. Është komplet e pabesueshme kjo gjë, mendonim se do t’ia hidhte. Kjo qenka një e keqe e madhe. Ne kemi komunikuar bashkë dhe jemi takuar në një ambient të një mikut tonë, ku ai shkonte shpesh për një birrë apo hante diçka.

E shikoja gjithmonë të buzëqeshur, kur na shihte, na ftonte gjithmonë në tavolinë. Së fundi, ishin gati 5-6 materiale, që do t’i bënte videoklipe, dhe kur e pashë me maskën e oksigjenit, mendova se do t’ia dilte, që ta merrja e ta uroja, por ja që s’mundi. E gjithë familja e tij ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Kujtimin s’e imagjinoj dot, bënte gjithmonë ecje nga Liqeni. Ishte shumë i fortë. Më tha Sandri për lajmin dhe i thashë ‘po tallesh ti apo…’”

Ndërkohë, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dhënë një mesazh ngushëllimi teksa shkruan:

"Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve.

U prehsh në paqe!"

 

 

 

Të fundit