Flash News

E-TJERA

As Bayern, as Barça, Sadio Mané tregon skuadrën e zemrës

As Bayern, as Barça, Sadio Mané tregon skuadrën e zemrës

E ardhmja e Sadio Mané është ende në pikëpyetje. Sulmuesi anësor i Liverpool dha një deklaratë ‘lamtumire’ pas finales së Champions League, ku u mposhtën nga Reali i Madridit.

Mané i uroi suksese skuadrës çka u pa si një largim i mundshëm nga anglezët. Bayern Munich dhe Barcelona janë rivale mes tyre. Të dyja skuadrat e duan sulmuesin e Liverpool, megjithëse vetë Mané ka dhënë sinjale krejt të kundërta nga parashikimet.

Pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës ndërmjet Senegalit dhe Beninit, Mane u pyet se çfarë mendonte për Bayernin dhe Barçën.

“Të dyja janë skuadra të mira. Por unë nuk jam tifoz i këtyre skuadrave. Klubi im i zemrës është Marseja”, tha ai.

Mane tregoi sërish klasin e tij kundër Beninit. Me një hat-trick, ai pothuajse i vetëm qëlloi ekipin e tij në një fitore 3-1 dhe tani është golashënuesi rekord i vendit të tij.

Të fundit