Flash News

E-TJERA

Asambleja e PS, Alizoti: Ishte show nga një budalla që sulmonte Metën dhe Bashën

Asambleja e PS, Alizoti: Ishte show nga një budalla që sulmonte

Anëtar i kryesisë së PD, Tomor Alizoti ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste që u mbajt ditën e premte.

Ai tha për “Open” se aktiviteti ishte i turpshëm dhe tërësisht politik. Alizoti shtoi se një Asamble e mirëfilltë nuk të ketë kryeqendër sulmet politike.

“Asambleja e Partisë Socialiste është politike. Aty është një njeri që flet tërë kohen dhe bën show. Kishte një budalla që fliste dhe që sulmon Metën dhe Bashën. Nuk shikova një program të mirfilltë. Më shqetëson fakti se në shoqërinë shqiptare, po drejton një budalla. Kjo është marrëzi, kjo është e turpshme dhe fatkeqësi e kësaj shoqërie. Nuk pash asnjë ekonomist, një njeri që fliste për marrëdhëniet me jashtë apo një bilanc të mirëfilltë”, tha Alizoti.

Të fundit