Flash News

E-TJERA

Ashpërsohet masa për Mimoza Margjekën, Apeli rikthen në arrest shtëpie gjyqtaren

Ashpërsohet masa për Mimoza Margjekën, Apeli rikthen në
Gjyqtarja Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe bashkëshortine  saj, Arben Cara.

Dy javë më parë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por Apeli e rrëzoi këtë vendim dhe vendosi ashpërsimin e masës.

Margjeka akuzohet se ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu Orion Balin kundrejt “garancisë pasurore”, ndërsa u zbulua nga përgjimet e prokurorisë.

Në përgjim u përfshinë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllai i të pandehurit Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.

Të fundit