Flash News

E-TJERA

Asllani shkëlqen si titullar në fitoren e Interit

Asllani shkëlqen si titullar në fitoren e Interit

Ndeshja e parë si titullar në kampionat ka rezultuar fantastike për Kristjan Asllanin. Shqiptari ishte edhe ai që ruajti ekuilibrat dhe dhuroi asistin tek goli i fitores së zikaltërve në fitoren 1-0 që këto të fundit morën në transfertën e vështirë të Firencës.

Nga këndi, mesfushori gjeti në zonë Lautaro Martinez, i shndërruar në një makineri golash për Interin këtë sezon. 21-vjeçari gjeti kështu asistin e parë me fanellën zikaltër, ndërsa u vlerësua nga mediat me notën 6.5.

“Shokët e skuadrës më ndihmojnë çdo ditë të rritem dhe të mësoj prej tyre shumë. Ishte një ndeshje e vështirë në Firence. Bëmë mirë dhe në fund rezultati na shpërbleu. Rezultati ka rëndësi sepse e meritonim fitoren. Ky pozicion është roli im. Jam i lumtur për asistimin e parë, tani le të shpresojmë që të vijë edhe goli i parë. Inzaghi gjithmonë më lë të qetë. Më lejoi të tregoja cilësitë e mia në një ndeshje të vështirë”, tha Asllani.

Fjalë të mëdha për performancën e 21-vjeçarit mbërriten dhe nga trajneri, Simone Inzagi.

“Kristjan bëri një lojë të shkëlqyer. Kurrë nuk kam pasur dyshime dhe ai është 100% pjesë e grupit. Ai gjithmonë stërvitet mirë. Jam me fat që kam një lojtar të tillë. Jam i lumtur që ai dhuroi asistin dhe bëri mirë në këtë takim”, deklaroi trajneri i zikaltërve.

Të fundit