Flash News

E-TJERA

Asnjë emër në Kuvend, ‘digjet’ raundi i parë për presidentin e ri

Asnjë emër në Kuvend, ‘digjet’ raundi i parë

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Seanca e posaçme këtë pasdite në Kuvend zgjati vetëm pak minuta pasi asnjë emër nuk u paraqit nga palët si kandidaturë për kreun e ri të shtetit. 

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klodita Bushka teksa prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për çështjen e zgjedhjes së Presidentit tha se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se nesër do të mblidhet sërish Konferenca e kryetareve për të caktuar datën e mbajtjes të raundit të dytë.

Ndërkohë, deputeti Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për procedurë, por Nikolla nuk e aprovoi mbylli me menjëherë seancën parlamentare.  

Dështimi i seancës së sotme ishte i pritshëm pasi asnjë nga palët deri tani nuk ka bërë asnjë propozim konkret për emrin e ri të Presidentit të republikës.

Procedura kushtetuese për zgjedhjen e presidentit  parashikon që 5 raundet e votimit të zhvillohen jo më vonë se 7 ditë nga njëri-tjetri, por nuk përjashtohet dhe mundësia që brenda të njëjtës ditë të ezaurohen dhe 2 ose dhe 3 raunde votimi. Në tre raundet e para kërkohet një korum prej 84 votash për zgjedhjen e kandidatit për president, ndersa në raundet e 4 dhe 5 mjafton që një nga kandidatët të marrë mbështetjen e 71 deputetëve dhe shpallet fitues.

Të fundit